top of page

Rreth nesh

Shoqata Hendifer është një organizatë e themeluar në vitin 2002, dedikuar të ndihmojë individët me aftësi të kufizuara.

​

Me një numër mbi 1900 anëtar të regjistruar, shoqata Hendifer ofron një gamë te gjerë të shërbimeve sociale, duke përfshirë seanca logopedike, trajtime psikosociale individuale dhe grupore, ergoterapi, fizioterapi,terapi të artit, kujdes terreni me infermier dhe psikolog, kurs të IT, pako ushqimore dhe ndihmë në sigurimin e paisjeve ortopedike.

​

Avokimi dhe lobimi për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara është thelbesor. Ne kemi punësuar deri tani 26 anëtarë në biznese private, duke siguruar vende pune dhe promovuar mundësi të barabarta për të gjithë.

 

Përveç kësaj, shoqata ofron edhe shërbime sociale nga vullnetarët, të cilët ndihmojnë në ofrimin e kujdesit dhe mbështetjes për familjet që jetojnë vetëm dhe nuk kanë kujdes nga askush.

Rritemi së bashku, duke transformuar sfidat në mundësi. Shoqata jonë është një hapësirë për inovacion dhe bashkëpunim, ku çdo zë llogaritet dhe çdo kontribut çmohet.

Our Mission

Misioni ynë

Shoqata Hendifer ka për mision të ofrojë mbështetje dhe shërbime për personat me aftësi të kufizuara, duke përmirësuar cilësinë e jetës së tyre dhe promovuar përfshirjen sociale. Përmes projekteve të ndryshme, Hendifer ofron Psiko-terapi, edukim dhe këshilla për zhvillim, duke u angazhuar për të siguruar një mjedis gjithëpërfshirës dhe të barabartë për të gjithë personat me nevoja të veçanta.

IMG_5620.JPG
IMG_5625 (1).JPG

Vizioni ynë

Vizion i Shoqatës Hendifer është krijimi i një shoqërie gjithëpërfshirëse ku personat me aftësi të kufizuara kanë qasje të barabartë në shërbime dhe mundësi, duke arritur potencialin e tyre të plotë dhe duke marrë pjesë aktivisht në jetën sociale dhe ekonomike.

Ne kemi nevojë për mbështetjen tuaj sot!

bottom of page